Pas fillimit të këtij moduli në TU Dresden, 50 studentë, 2 profesorë, 4 staf mbështetës dhe 8 e-tutorë kanë bashkëpunuar virtualisht për dy muajt e fundit për të propozuar zgjidhje inovative në lidhje me sfidat e qytetit të zgjuar dhe zgjidhjet e mundshme për qytetin e Tiranës.
Tani ata takohen përgjatë një jave në Universitetin Epoka për punë të mëtejshme bashkëpunuese dhe aktivitete socio-kulturore përpara prezantimeve të projekteve të tyre dhe përfundimin e modulit.
Na ndiqni për përditësime të mëtejshme!
Financuar nga marrëveshja KA171 Erasmus+ për shkëmbimet fizike dhe e mbështetur nga projekti COWEB për komponentin virtual, ky modul VCL nënvizon angazhimin e Universitetit EPOKA dhe të TU Dresden për të nxitur inovacionin, bashkëpunimin dhe qytetarinë globale midis grupeve të tyre studentore.