Universiteti Epoka ka kënaqësinë të organizojë një leksion të veçantë për studentët e vitit të tretë të Informatikë Biznesi në kuadër të lëndës Cyber Security Management me Dr. Aida Bitri.
I ftuar: Z. Ornaldo Naqellari
Tema: Planifikimi dhe Menaxhimi i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit, me fokus në Identifikimin, Menaxhimin dhe Trajtimin e Rreziqeve
Data: 15 Nëntor, 2024
Z. Naqellari sjell një përvojë të pasur nga karriera e tij në IT Security, përfshirë rolet drejtuese në bankë dhe aktualisht si Specialist i Sigurisë së Informacionit në BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha investuese private në rajon.
Mos e humbni këtë mundësi për të mësuar nga një ekspert kryesor i sigurisë kibernetike!