Ndërkohë që vëmendja kryesore gjatë simulimit “Step Into the Shoes of EU Decision Makers” (9–10 Prill 2025) ishte e përqendruar tek pjesëmarrësit nga shkollat e mesme, një grup studentësh të përkushtuar nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin EPOKA luajti një rol thelbësor në suksesin e këtij aktiviteti.
Mentorët studentorë përgatitën materiale udhëzuese, moderuan debatet dhe ofruan mbështetje individuale për maturantët pjesëmarrës. Ata siguruan që çdo pjesëmarrës të ndjehej i përgatitur në rolin e tij dhe të largohej nga aktiviteti me një kuptim më të thellë të funksionimit të institucioneve të BE-së.
Për mentorët, ky nuk ishte thjesht një rol mbështetës—ishte një mundësi për të udhëhequr, për të praktikuar diplomacinë dhe për të vënë në jetë dijet e fituara në auditor.
“Në disa momente pasioni e bënte situatën kaotike, por të navigoje në atë kaos dhe të arrije në përfundime të qarta ishte jashtëzakonisht shpërblyese.” — Heljod Hebaj
“Ky simulim më dëshmoi edhe një herë që kam bërë zgjedhjen e duhur para dy vitesh kur vendosa të studioja Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në EPOKA. Gjithçka ndihej kaq reale sot, po vija në praktikë atë që kam mësuar teorikisht për katër semestra.” — Kristina Kraba
“Simulimi i BE-së ishte një eksperiencë reale që më mësoi shumë mbi udhëheqjen dhe përgatitjen e vazhdueshme.” — Belkisa Isufi
Mentorimi kërkonte aftësi të shumta: komunikim diplomatik, thjeshtim të strukturave të ndërlikuara politike dhe menaxhim të energjisë emocionale të pjesëmarrësve. Por nëpërmjet këtyre sfidave, mentorët zhvilluan aftësi praktike në organizim, bashkëpunim dhe zgjidhje problemesh.
“Ishte një eksperiencë argëtuese dhe sfiduese të jepje argumente të forta dhe të përshtatshme në përputhje me interesat e shteteve anëtare të BE-së që na ishin caktuar. Duhej të organizonim mendimet tona, të sakrifikonim dhe të bashkëpunonim për të arritur një marrëveshje të favorshme për të dyja palët.” — Vanesa Buli
“Isha pak e emocionuar kur nisi pjesa e pyetjeve dhe përgjigjeve nga studentët, pasi kisha rolin e Komisioneres së Lartë, por fatmirësisht e përfundova me sukses dhe iu përgjigja të gjitha pyetjeve në mënyrë diplomatike: dhashë një përgjigje pa dhënë një përgjigje :). Jam shumë e lumtur që të gjitha argumentet e mia fituan! Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e shijova maksimalisht! Faleminderit që e bëtë të mundur!” — Xhoana Bashuri
Një aspekt shumë domethënës i simulimit ishte lidhja midis mentorëve universitarë dhe pjesëmarrësve të shkollave të mesme. Të rinjtë e gjetën mbështetjen dhe frymëzimin te këta mentorë që, jo shumë kohë më parë, kishin qenë në të njëjtin pozicion si ata.
“Ishte një përvojë e vërtetë e të menduarit kritik, debatit dhe organizimit të seancave. E shijova shumë dhe më pëlqyen këndvështrimet e ndryshme të studentëve.” — Marina Qepa
“Dua të them që këto dy ditë kanë qenë një eksperiencë e mrekullueshme për mua, që më kanë dhënë mundësinë jo vetëm të takoj individë frymëzues, të kënaqem dhe të kaloj mirë, por edhe të fitoj njohuri të reja. Ishte fantastike dhe do isha shumë e lumtur të merrja pjesë në aktivitete të tjera si ky. Ka qenë kënaqësi të punoj me të gjithë ju!” — Artemis Koci
Me përkushtimin e tyre dhe dëshirën për të udhëhequr, mentorët studentorë të EPOKA University dhanë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit, pasionit dhe potencialit që shkolla e lartë mund të frymëzojë tek të rinjtë.
At the "Step Into the Shoes of EU Decision Makers" simulation, held on April 9–10, 2025, high school participants weren't the only stars. The student mentors from EPOKA University’s Department of Political Science and International Relations were the heart of the event. They provided support, facilitated debates, and helped bring the European Union’s workings to life.
Here’s what our student mentors had to say:
💬 “At times, passion turned things chaotic, but navigating that chaos and reaching decisive conclusions was incredibly rewarding.” — Heljod Hebaj
💬 “This simulation reaffirmed once again that I made the right choice two years ago when choosing to study Political Science and International Relations at EPOKA. Everything felt so real today—I was putting into practice what I’ve been learning in theory these four semesters.” — Kristina Kraba
💬 “The EU simulation was a real-life experience that taught me a lot about guiding others and staying sharp.” — Belkisa Isufi
💬 “It was a fun and very challenging experience to give strong and relevant arguments aligning with the interests of our assigned EU member states. We had to organize our thoughts, sacrifice, and cooperate to reach a beneficial agreement that would satisfy both parties.” — Vanesa Buli
💬 “I was a little nervous when the Q&A session started, as I was given the role of High Commissioner, but fortunately, I completed my task successfully and answered all the questions in a diplomatic manner—I gave an answer without giving an answer :). I’m happy that all my arguments won! It was a great experience and I enjoyed it to the maximum! Thank you for making it possible!” — Xhoana Bashuri
💬 “It was a true experience of critical thinking, debating, and organization of the session. I really enjoyed the different worldviews of the students.” — Marina Qepa
💬 “I want to start by saying that these two days have been a wonderful experience for me. They allowed me to not only meet new inspiring individuals, enjoy the process, and have a great time, but also gain new information. It was great, and I’d be very excited to join future events like these. It has been a delight working with all of you!” — Artemis Koci