Sot, më 22 prill, u çel zyrtarisht “Java e Librave të Arkitekturës”, një aktivitet që organizohet për herë të parë në EPOKA University dhe në Shqipëri.
Java nisi me një panair librash ku u prezantuan vepra nga shumë autorë të njohur në fushën e arkitekturës në vend. Po sot u zhvillua edhe dita e parë e workshop-it të udhëhequr nga revista FORA. Ky workshop treditor do të vijojë edhe në dy ditët në vazhdim, ndërkohë që panairi i librave do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë javës.
Javën e ardhshme do të mirëpresim diskutime me disa nga autorët pjesëmarrës. Jemi shumë të entuziazmuar që jemi pjesë e kësaj eksperience frymëzuese dhe pasuruese.
Ju ftojmë të na bashkoheni në EPOKA University për një javë plot frymëzim me disa nga zërat më të spikatur të Arkitekturës Shqiptare.