Më 30 prill, përfaqësues të Institutit të Fondacionit Halimi, Gentjan Skara përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit Epoka dhe disa nga mentorë të tjerë të përfshirë në projekt zhvilluan një takim të frytshëm me përfaqësues të Ambasadës së Holandës në Shqipëri!
🤝 Gjatë këtij takimi, u diskutua progresi i projektit dhe ndikimi i tij pozitiv tek studentët pjesëmarrës, si dhe rëndësia e mentorimit në zhvillimin profesional dhe akademik të të rinjve në fushën e drejtësisë.
👩⚖️👨⚖️ Falenderojmë Ambasadën e Holandës në Shqipëri për mbështetjen dhe vlerësimin e këtij bashkëpunimi, i cili synon fuqizimin e brezit të ri të juristëve shqiptarë!
Në pritje të fillimit të Konkursit Universitar të Drejtësisë