Në kuadër të lëndës “Barazia gjinore dhe ligji”, studentët e vitit të IV të programit të integruar të drejtësisë të Universitetit Epoka, zhvilluan një vizitë studimore pranë Bashkisë Tiranë, përkatësisht në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shërbimeve Sociale, Sektori i Barazisë Gjinore.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë që të njihen me punën konkrete të bashkisë për
avancimin drejt barazisë gjinore, shërbimet e ofruara në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe
aktivitetet informuese e ndërgjegjësuese që realizohen.
Falenderojmë Bashkinë Tiranë, Sektorin e Barazisë Gjinore për mikëpritjen dhe angazhimin në këtë vizitë të studentëve.