Studentja e vitit të pestë, Artela Roshi, përfundon praktikën pranë Studios Ligjore “Serjani Law Firm”, nën mbikëqyrjen e Avokat Av. Ulian Barjami.
Përgjatë praktikës, si një mundësi për formësimin profesional të studentëve, studentes sonë iu dha mundësia të asistonte në një sërë procesesh rutinë të një studioje ligjore si draftimi i kontratave dhe kërkesëpadive, e korrespondenca me gjykatat në vend dhe klientët.
Falenderojmë studion ligjore “Serjani Law Firm” për udhëzimin e studentes sonë dhe i urojmë asaj suksese të mëtejshme në jetën profesionale!