calendar August 25, 2025
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2025-2026 për Raundin e parë të aplikimeve
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2025-2026 për Raundin e parë të aplikimeve.

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për Raundin e parë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:

1. Administrim-Biznes

2. Arkitekturë

3. Drejtësi

4. Ekonomiks

5. Financë-Bankë

6. Informatikë Ekonomike

7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital

8. Inxhinieri Kompjuterike

9. Inxhinieri Ndërtimi

10. Inxhinieri Softueri

11. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik

12. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

 

13. Financë-Bankë (Shqip)

Data 29 gusht 2025 shënon nisjen e regjistrimit të kandidatëve në një nga programet ku ata janë shpallur fitues. Regjistrimet për raundin e parë përfundojnë më datë 11 shtator 2025. Kandidatët që nuk regjistrohen brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u regjistruar në këtë raund.

KUJDES!

Kandidatët që janë renditur brenda kuotave fituese duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar brenda 48 orëve të para të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, pra më 29 dhe 30 Gusht 2025, pasi në të kundërt, e drejta për t'u regjistruar i kalon kandidatëve që janë në listën pritëse.

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 29 Gusht deri më 11 Shtator 2025, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (për programet që ofrohen në gjuhën angleze);
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore në Universitetin EPOKA;
  5. Tre fotografi personale format dokumenti;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

Banka:                                    Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro):              20099635306
Euro IBAN:                             AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306

ose

Banka:                                    Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (Euro):              0071264111
EURO IBAN:                          AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111

 

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:

29 – 30 Gusht 2025                     08:10 -16:00

31 Gusht 2025                             09:00 -16:00

1-5 Shtator 2025                          08:30 -16:00

6-7  Shtator 2025                         09:00 -16:00

8-11 Shtator 2025                        08:30 -16:00


Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me Zyrën e Pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.



Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:
Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178
                   2232 086
Cel: +355 69 61 112 30
E-mail: admissions@epoka.edu.al

Kandidatët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në Raundin e Parë, mund të aplikojnë gjatë Raundit të Dytë nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore për programet e Universitetit “EPOKA” ku do të ketë kuota të paplotësuara.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania