Prof. Dr. Muhamet Mustafa Anëtar i Kuvendit të Kosovës, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, Infrastruktrën, Tregtinë dhe Industrinë, kryetar i Këshillit Akademik të Kolegjit Riinvest dhe Z.Bardhyl Meta Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest vizituan Universitetin Epoka më 16 Nentor 2015, dhe diskutuan me studentët në Forumin e Hapur të organizuar nga klubi Young Economist Network. Ai ishte i ftuar për të paraqitur informacion te metejshem ne lidhje me zhvillimin aktual ekonomik dhe politik të Kosovës.
Në fillim të diskutimit me studentët e Universitetit Epoka Prof. Dr. Mustafa foli rreth paraqitjes së përgjithshme ekonomike të Kosovës dhe stabilitetit politik të këtij shteti. Ai theksoi faktin se Kosova është transformuar nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu. Kombi ka hapur kufijtë e saj të tregtisë dhe të investimeve. Ka disa pabarazi makroekonomike siç janë papunësia dhe varfëria. Duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë të gjithë politikanët, biznesmenët dhe qeveria nuk duhet të jenë indiferentë për këtë çështje. Për një vend në zhvillim duhet të kemi gjthmonë e më shumë investime.
Gjatë pjesës së dytë të diskutimit të tij Prof. Muhamet foli për cështjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai nënvizoi që janë dy shtete por më të njëjtin karakter. Marrëdheniet ekonomike mes dy vendeve janë forcuar. Bashkëpunimi ekonomik mund të rritet vetëm përmes politikave të përbashkëta që do të nxisin zhvillimin e qendrushëm ekonomik në të dy shtetet. Ne këtë aspekt, energjia është një zonë e rëndësishme për rritjen e mëtejshme të tregtimit dhe ndërveprimit mes ekonomive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në pjesën e fundit te Forumit të Hapur, studentët bënë disa pyetje lidhur me çeshtjen ekonomike të Kosovës si “Gjendja e shtetit të Kosovës në ditët e sotme në krahasim me pritshmëritë qe ata kishin”, etj.