theme-image background-shade

Program i integruar i studimeve të ciklit të dytë në Drejtësi

ECTS: 300
Language: English
Tuition: 2800€ / year
Semesters: 10
Prezantim

Programi i studimit ofrohet si një program i integruar 5-vjeçar, duke synuar një formim të plotë të studentëve si profesionistë të fushës së drejtësisë. Duke qenë i tillë, ai mbart tipare të një programi të veçantë për tregun në vend. Gjithashtu, një program i tillë është mjaft i konkurrueshëm edhe për tregun e punësimit rajonal e evropian, pasi ai i ofron studentëve njohuri të plota e bashkëkohore.

Në vetvete, programi kombinon njohuri të së drejtës vendase dhe asaj evropiane e ndërkombëtare, duke qenë kështu një program me vlera të shtuara përkundrejt kërkesave të tregut të punës. Sot kur vendi, rajoni dhe Evropa të drejtën evropiane dhe politikat e saj i ka si referencë kryesore të organizimit dhe funksionimit, formimi në këtë drejtim bëhet i domosdoshëm dhe kombinimi i këtij formimi me të drejtën ndërkombëtare gjithashtu i jep njohurive të ofruara një bazë edhe më të fortë. 

Detaje rreth Programit

Për shkak të rëndësisë parësore që ka arsimi në fushën juridike në mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në tërësi dhe me qëllim reformimin e plotë dhe efektiv të sistemit të formimit juridik të profesionistëve të së drejtës është ideuar një programi i studimit 5-vjeçar unik, i cili do të ndërthurë disa module bashkëkohore dhe njëkohësisht shumë të kërkuara si  e drejta ndërkombëtare tregtare, e drejta e konkurrencës, e drejta e biznesit, e drejtë kontraktuale evropiane, administrimi i korporatave dhe kompanive, rregullimi i tregut, etj.


Programi i studimit 5-vjeçar paraqet risi në ofrimin e lëndëve ndërkombëtare dhe ato të legjislacionit evropian në gjuhën angleze, sepse u jep studentëve mundësinë që të familjarizohen me terminologjinë juridike në anglisht veçanërisht në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe publike. Duke pasur parasysh profilin ndërkombëtar të Universitetit "Epoka", rrjetin e gjerë të universiteteve jashtë vendit me të cilat është vendosur një bashkëpunim i rregullt si dhe të qenit një universitet lider në vend në lidhje me numrin e studentëve që marrin pjesë në programe shkëmbimi, ofrimi i një pjese të mirë të kurrikulës në gjuhën angleze do të lehtësojë ndjekjen e programeve të dyfishta (double) si dhe të atyre të shkëmbimit në universitetet perëndimore. 


Studentët do të jenë konkurrues në tregun e punës vendor, rajonal dhe evropian pikërisht për shkak të nivelit të lartë profesional të gjuhës angleze juridike që ata do të zotërojnë dhe përvojës së fituar në ndjekjen e programeve në bashkëpunim me universitetet perëndimore.  Përgatitja e profesionistëve juristë të kualifikuar me të gjitha dijet e nevojshme do të çojë në lehtësimin e aktivitetit të kompanive të huaja dhe rritjen e investimeve në vend. Pjesëmarrja e Departamentit të Drejtësisë në bashkëpunime ndërkombëtare do të hapë rrugën për ndjekjen e programit mësimor nga ana e studentëve të huaj që do të rezultojë në rritjen e cilësisë së studentëve dhe programit të departamentit.

Mundësitë
epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania
Copyright @EPOKA University 2013- 2025