Doktoratë në Inxhinieri Ndërtimi
Objektivi i programit të studimit të doktoraturës është avancimi i njohurive analitike dhe/ose eksperimentale nëpërmjet një kombinimi të kurseve të specializuara dhe një teze kërkimore nën mbikëqyrjen e një studiuesi me përvojë përbën komponentin kryesor të programeve të doktoratës. Ku është e mundur, inkurajohet kërkimi me interes për industrinë.
Programi i Doktoraturës në Inxhinieri Ndërtimi është i nevojshëm për formimin e akademikëve në fusha të ndryshme të kërkimit në Inxhinieri Ndërtimi. Programi gjithashtu u jep mundësi studentëve të kualifikuar nga disiplina të ndryshme akademike për arsimim të mëtejshëm në një nivel të avancuar në Inxhinieri Ndërtimore.
Programi i studimit PhD për studentët me kohë të plotë zgjat së paku gjashtë semestra (tre vite akademike). maksimumi deri në tetë semestra (katër vite akademike) dhe për studentët me kohë të pjesshme, zgjat së paku gjashtë semestra (tre vite akademike), deri në maksimum dymbëdhjetë semestra (gjashtë vite akademike). Viti i parë i kushtohet kurseve bazë. Puna formale për disertacionin fillon në vitin e dytë; studentët inkurajohen që të fillojnë tezën e tyre duke kërkuar dhe shkruar.
Më poshtë mund të gjeni një sërë arsyesh të ndryshme pse një student duhet të zgjedhë këtë program: