calendar May 23, 2024
Raportin “Për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor të perceptuar nga studentët e drejtësisë”
law EPOKAUniversity
news-image

Studentët e Klubit Studentor “Iustitia” prezantuan gjetjet e tyre rreth iniciatives së ndërmarrë, nën drejtimin e pedagoges Dr. Heliona Miço, për monitorimin e mbledhjeve online te Keshillit te Larte Gjyqesor.

 

Monitorimi u krye përgjatë periudhës Qershor 2022-Mars 2023. Ndër gjetjet kryesore mund të përmendim:

i) respektimi në mënyrë rigoroze i akteve procedurale;

ii) funksionimi i Këshillit si organ kolegjial konform me Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar”

iii) vonesa të herëpashershme në fillimin e mbledhjeve;

iv) mungesa e burimeve njerëzore, duke ulur rrjedhimisht efiçencën e sistemit gjyqësor.

Gjetjet kryesore do të materializohen në raportin “Për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor të perceptuar nga studentët e drejtësisë” dhe do të shpërndahet tek aktorët kryesore.

 

Falenderojmë studentët e angazhuar në këtë projekt, Katerina Çela, Greta Deliallisi, Lea Kryeziu, Artela Roshi, Markela Biba, Bethni Levendi dhe Paula Ndroqi dhe veçanërisht pedagogen Dr. Heliona Miço për iniciativën dhe përkushtimin.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania
Copyright @EPOKA University 2013- 2025