calendar September 20, 2023
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2023-2024 për raundin e dytë të aplikimeve
EU
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2023-2024 për raundin e dytë të aplikimeve.

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për raundin e dytë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:

  1. Administrim-Biznes;
  2. Arkitekturë;
  3. Drejtësi;
  4. Ekonomiks;
  5. Financë-Bankë;
  6. Informatikë Ekonomike;
  7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital;
  8. Inxhinieri Kompjuterike;
  9. Inxhinieri Ndërtimi;
  10. Inxhinieri Softueri
  11. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik;
  12. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 22 shtator- 1 tetor 2023, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë/Qendra e Shërbimeve Arsimore;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze;
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore;
  5. Tre fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

 

Banka:                                     Intesa Sanpaolo Bank

Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (Euro):             20099635306

Euro IBAN:                             AL50 2081 1008 0000 0200 9963 5306

Ose

Banka:                                     Raiffeisen Bank

Emërtimi i Llogarisë:              TURGUT OZAL EDUCATION SHA

Nr. i llogarisë (Euro):             0071264111

EURO IBAN:                          AL23 2021 1006 0000 0000 7126 4111

 

 

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:

22 shtator -1 tetor 2023        09:00-16:00

 

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me zyrën e pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

Studentёt tё cilёt deri mё 1 dhjetor 2023 nuk paraqesin certifikatë të gjuhës angleze çregjistrohen nga programi i studimit.

 

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:

Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178

                    2232 086

Cel: +355 69 61 112 30

E-mail: admissions@epoka.edu.al

 

 

 

 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania
Copyright @EPOKA University 2013- 2025