calendar August 30, 2024
Nisin regjistrimet në Universitetin “EPOKA”, zgjedhja e parë për 3600 aplikantë me rezultate të larta
epoka RAUNDI 1 regjistrimet matura2024
news-image

Universiteti “EPOKA”, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri, ka nisur regjistrimet për raundin e parë të pranimeve për vitin akademik 2024-2025.

 

Procesi ka nisur në datën 30 gusht dhe ka tërhequr mbi 3600 aplikantë të cilët e kanë renditur Universitetin “EPOKA” si zgjedhjen e tyre të parë në portalin U-Albania. 

 

Numri i lartë i aplikimeve ka qenë tregues i qartë i reputacionit të shkëlqyer që ka ndërtuar Universiteti “EPOKA” ndër vite. Programet akademike cilësore, programet e shkëmbimit Erasmus+, infrastruktura moderne, komuniteti aktiv studentor si edhe lidhja e universitetit me kompani prestigjioze, kanë bërë që “EPOKA” të jetë zgjedhja e parë për shumë të rinj, të cilët sigurojnë punësim të menjëhershëm pas diplomimit.

 

Këtë vit në Universitetin “EPOKA” do të pranohen rreth 700 maturantë dhe ata me rezultatet më të larta kanë mundësinë të përfitojnë  bursë studimi për të gjithe periudhën e studimit. 

 

Specialistja e Zyrës së Pranimeve, Marsilda Puci shprehet se numri i regjistrimeve vazhdon me ritëm të lartë dhe inkurajon të gjithë maturantët të nxitojnë për të kryer regjistrimin deri në datën 13 Shtator. 

 

Të gjithë maturantët  që nuk do të mund të regjistrohen gjatë raundit të parë, Universiteti “EPOKA” i mirëpret në raundin e dytë, duke filluar nga data 28 Shtator deri në 7 Tetor për t’ju ofruar një mundësi të shkëlqyer studimi për rrugëtimin e tyre universitar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=nYYPBfN9EGo

 

 

 

 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania
Copyright @EPOKA University 2013- 2025