calendar October 7, 2026
EPOKA mirëpret studentët e vitit të parë përmes takimeve me këshilltarët akademikë
news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image news-image

Departamenti i Administrimit të Biznesit në Universitetin EPOKA organizoi më 7–8 tetor takimet me Këshilltarët Akademikë për studentët e vitit të parë të programeve Administrim Biznesi (BUS), Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistike (IML), si dhe Informatikë Biznesi (BINF).

 

Takimet bashkuan studentët, këshilltarët e tyre akademikë dhe pedagogë të departamentit, me qëllim prezantimin e departamentit, stafit akademik dhe kulturës universitare. Studentët morën informacion dhe udhëzime mbi jetën universitare, si dhe u inkurajuan të angazhohen aktivisht në procesin e të nxënit dhe të punojnë për arritjen e objektivave të tyre akademike dhe personale.

 

Për ta bërë aktivitetin më interaktiv, studentët morën pjesë në një kuiz përmes platformës Kahoot, ku testuan njohuritë e tyre mbi informacionin e ndarë gjatë javëve të para në Universitetin EPOKA.

 

Këto takime pasqyrojnë angazhimin e departamentit për t’i mbështetur studentët në kalimin nga shkolla e mesme në universitet. Përmes informimit mbi mundësitë dhe burimet në dispozicion, si dhe rolit të këshilltarëve akademikë, synohet që studentët të ndihen të mirëpritur, të mbështetur dhe të përgatitur për të përfituar sa më shumë nga rrugëtimi i tyre trevjeçar akademik.

 

Në Universitetin EPOKA, suksesi i studentëve mbështetet te orientimi, angazhimi dhe një komunitet akademik bashkëpunues.

 

I urojmë studentëve te BINF, BUS, dhe IML suksese!


 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania