calendar May 27, 2024
Studentët e Drejtësisë në Universitetin “EPOKA”, Megi Musabelliu dhe Artemis Senja fitojnë vendin e parë në finalen e ELSA Negotiation Competition
epoka LAW ELSA Negotiation Competition Law Departament
news-image news-image news-image news-image news-image

Me datë 25 maj 2024 u zhvillua faza finale e ELSA Negotiation Competition, organizuar nga Frost&Fire Consulting dhe ELSA Albania. Studentët e departamentit të Drejtësisë në Universitetin “EPOKA”, përfaqësuar nga Megi Musabelliu dhe Artemis Senja, u shpallën fitues të kompeticionit duke mundur në finale ekipin negociues nga Universiteti Luarasi.

 

Gjithashtu, Megi Musabelliu fitoi vendin e dytë si negociuesja me e mirë në kompeticion.

Në këtë kompeticion, Departamenti i Drejtësisë mori pjesë edhe me një ekip tjetër të përfaqësuar nga Katerina Cela dhe Lea Kryeziu. Ekipi 2 u rendit në vendin e katërt. Juria vlerësoi të dy ekipet për performancën e treguar dhe angazhimin serioz në kompeticion. 

 

Universiteti “EPOKA” uron studentët e Departamentit të Drejtësisë për këtë fitore dhe i inkurajon për të qënë aktiv në të tilla kompeticione. 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania