Në datën 22 Prill 2022, Klubi Multimedial i Universitetit EPOKA në bashkëpunim me Zyrën e Dekanit të Studentëve organizuan një Forum të Hapur, të titulluar "Diskutimi i Dizajnit Grafik", me të ftuar të nderuar Z. Merjot Xhelollari, Bashkëthemelues dhe Instruktor në GWTirana.
Gjatë aktivitetit, studentët u njohën me mësime të shumta të vlefshme në lidhje me Dizajnin Grafik. Midis tyre ishin koncepte thelbësore të tilla si çfarë është Komunikimi Vizual dhe rëndësia e jashtëzakonshme që ka në lidhje me imazhin e markës. Z. Xhelollari shtjelloi më tej imazhin e markës dhe mënyrat në të cilat ai ndihmon çdo biznes të ketë sukses në krijimin e një identiteti të veçantë.
Në fund, z.Xhelollari paraqiti edhe një mundësi të vlefshme për studentët e universitetit tonë. Më 12 maj, GWTirana do të mbajë një webinar online ku të gjithë studentët tanë janë të lirë të bashkohen. Falenderojmë te ftuarin tonë për kohën dhe mësimet e tij!