Departamenti i Inxhinierisë Civile në Universitetin EPOKA, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar Shqiptar për Damba të Mëdha (ALB-COLD), ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it Ndërkombëtar me temë: “Monitorimi i Dambave dhe Themelimeve të Thella për Sigurinë Strukturore”, që do të zhvillohet më 13 maj 2025, në Sallën e Konferencave të Universitetit EPOKA.
Ky workshop do të sjellë së bashku ekspertë të njohur nga Zvicra dhe Shqipëria për të ndarë praktikat më të mira, teknologjitë më të fundit dhe eksperiencat në fushën e monitorimit të digave dhe themeleve, me fokus të veçantë në përmirësimin e sigurisë strukturore.
Folësit:
Në workshop do të marrin pjesë stafi akademik, studentët e programit të Inxhinierisë Civile, si dhe profesionistë të ftuar nga industria dhe institucione të lidhura.
Data: 13 maj 2025
Ora: 09:00
Vendi: Universiteti EPOKA, Salla e Konferencave
Organizuar nga: Departamenti i Inxhinierisë Civile në bashkëpunim me ALB-COLD
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili synon shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin profesional në fushën e sigurisë strukturore dhe monitorimit.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Departamentin e Inxhinierisë Civile ce@epoka.edu.al