calendar July 15, 2025
Memorandum of Understanding Signed Between "Gheorghe Asachi" Technical University of Iași and EPOKA University.
news-image news-image news-image news-image

Në përputhje me objektivin strategjik për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, përfaqësues nga Universiteti Teknik “Gheorghe Asachi” i Iașit (TUIASI), Rumani, zhvilluan një vizitë zyrtare në Universitetin EPOKA në Tiranë, Shqipëri, në kuadër të Programit Erasmus+.

 

Përfaqësuesit akademikë nga TUIASI, Assoc. Prof. Dr. Ionuț-Ovidiu Toma, Dr. Ana-Maria Toma dhe Dr. Oana-Mihaela Banu, zhvilluan një sërë takimesh formale me përfaqësues të nivelit të lartë të Universitetit EPOKA, përfshirë Dr. Niuton Mulletin, Zv/Rektor, Dr. Armando Demaj, Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Assoc. Prof. Dr. Mirjam Ndinin, Shefe e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

 

Një ndër rezultatet kryesore të kësaj vizite ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU) ndërmjet dy institucioneve, i cili formalizon vullnetin e përbashkët për të bashkëpunuar në një gamë të gjerë aktivitetesh akademike dhe kërkimore.

 

Memorandumi parasheh bashkëpunim në fushat e mëposhtme:

  • Nisma të përbashkëta kërkimore në fusha me interes të ndërsjelltë
  • Shkëmbim materialesh akademike dhe botimesh shkencore
  • Programet e shkëmbimit të stafit akademik dhe studiuesve
  • Mobilitet studentor në nivelet Bachelor dhe Master
  • Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike, si workshope, konferenca dhe seminare

 

Zhvillimi i programeve të përbashkëta, të dyfishta ose të shumëfishta në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë.

 

Kjo marrëveshje përbën një moment të rëndësishëm në përpjekjet institucionale të të dy universiteteve për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare, për të nxitur ekselencën në arsim dhe kërkim, dhe për të kontribuar në objektivat e gjerë të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Pritet që ky bashkëpunim të sjellë angazhime akademike domethënëse dhe të qëndrueshme në vitet në vijim.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania