Studentët e vitit të IV të programit të integruar të drejtësisë të Universitetit Epoka, në kuadër të lëndës “Barazia gjinore dhe ligji” me lektore Adena Vangjeli, zhvilluan një vizitë studimore pranë Bashkisë Tiranë, përkatësisht me përfaqësues të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shërbimeve Sociale, Sektori i Barazisë Gjinore.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë që të njihen me punën konkrete të bashkisë për avancimin drejt barazisë gjinore, shërbimet e ofruara në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe aktivitetet informuese e ndërgjegjësuese që realizohen.
Falenderojmë Bashkinë Tiranë, Sektorin e Barazisë Gjinore, përgjegjësen e këtij sektori Migena Ismailati për mikëpritjen dhe angazhimin në këtë vizitë të studentëve.