Nga datat 11-15 maj organizuam shkollen verore mbi të drejtën e konkurrencës dhe tregjet digjitale në Epoka University, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “EU Competition Law and Digital Markets”, bashkëfinancuar nga BE-ja, në bashkepunim me Autoriteti i Konkurrencës (11–15 Maj 2026)! 🇦🇱
Studentë dhe profesionistë të rinj u bënë bashkë për të eksploruar disa nga temat më të rëndësishme të ditëve të sotme në ndërthurjen mes së drejtës, teknologjisë dhe tregjeve — duke përfshirë:
⚖️ E Drejta e Konkurrencës në BE (Nenet 101 & 102)
📊 Fuqia në treg dhe inovacioni në tregjet digjitale
🤖 Vendosja e çmimeve përmes AI dhe rreziku i bashkërendimit algoritmik
📱 Platformat shumëpalëshe dhe Akti për Tregjet Digjitale (DMA)
🔍 Sfidat antitrust të Google dhe panorama më e gjerë
🇦🇱 Ndikimi i DMA-së në vendet kandidate të BE-së si Shqipëria
Një falënderim i veçantë për të gjithë lektorët Christian Bergqvist, Mimoza Kodhelaj, Arletta Gorecka, Kalpana Tyagi dhe Gungor Turan, si edhe për pjesëmarrësit dhe organizatorët që e bënë të mundur këtë aktivitet! 💙
Kjo Shkollë Verore u organizua nga Profesori i Asociuar Gentjan Skara, koordinator i Modulit dhe doktorantja Najada Kilic në kuadër të Modulit Jean Monnet “E Drejta e Konkurrencës në BE dhe Tregjet Dixhitale”, i bashkëfinancuar nga BE-ja.