Departamenti ynë pati kënaqësinë të merrte pjesë në vizitën studimore të organizuar për studentët e Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe studentët e Masterit të Akademisë së Forcave të Armatosura në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të mësojnë nga afër misionin, strukturën, aftësitë dhe funksionimin e rolit thelbësor të Bazës Ajrore, si dhe rolin thelbësor të mbrojtjes kombëtare dhe të mbrojtjes ajrore shqiptare. Kjo përvojë ofroi ekspozim të vlefshëm praktik dhe kontribuoi në thellimin e të kuptuarit të tyre për operacionet ajrore dhe sfidat e mbrojtjes moderne.Një falënderim i veçantë shkon për Glevin Dervishin, Shef i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave të Komunikimit, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij.