calendar September 21, 2026
Listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2026-2027 për Raundin e Dytë të aplikimeve
listat fituesit Bachelor 2026-2027
news-image

Universiteti “EPOKA” shpall listat e kandidatëve fitues për programet Bachelor dhe të Integruara për vitin akademik 2026-2027 për Raundin e Dytë të aplikimeve.
 

Të nderuar kandidatë,

Ju mund të shihni listën e kandidatëve fitues për raundin e dytë të aplikimeve në programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA” duke klikuar programin pёrkatёs si më poshtë:
 

  1. Administrim-Biznes;
  2. Arkitekturë;
  3. Drejtësi;
  4. Ekonomiks;
  5. Financë-Bankë;
  6. Informatikë Ekonomike;
  7. Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital;
  8. Inxhinieri Kompjuterike;
  9. Inxhinieri Ndërtimi;
  10. Inxhinieri Ndërtimi diplomë e dyfishtë me Universitetin Hochshule Mainz - University of Appplied Science Gjermani, ofrohet ne gjuhën angleze
  11. Inxhinieri Softueri
  12. Kontabilitet dhe Teknologji Financiare
  13. Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik;
  14. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 

Ju mund të kryeni regjistrimin përfundimtar në programin përkatës të studimeve gjatë datave 29 shtator- 08 tetor 2025, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë të posaçme dokumentet e mëposhtme:

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  2. Diploma e Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë/Qendra e Shërbimeve Arsimore;
  3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze;
  4. Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore pranë Universitetit EPOKA;
  5. Tre fotografi personale;
  6. Mandatpagesa e këstit të parë të tarifës së studimeve, e cila do të paguhet në llogarinë e mëposhtme:

 

Banka:                                     Intesa Sanpaolo Bank
Emërtimi i Llogarisë:             TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (LEK):              20099635307
Euro IBAN:                             AL23 2081 1008 0000 0200 9963 5307

Swift Code                             USALALTR

ose

Banka:                                     Raiffeisen Bank
Emërtimi i Llogarisë:             TURGUT OZAL EDUCATION SHA
Nr. i llogarisë (LEK):              0081264111
EURO IBAN:                           AL08202110060000000081264111

SWIFT Code:                          SGSBALTX

 

 

Oraret e punës së Sekretarisë Mësimore do të jenë:

25 shtator -04 tetor 2026        09:00-16:00

 

Në rast se ju jeni shpallur fitues në një program që ofrohet në gjuhën angleze dhe nuk zotëroni certifikatë të gjuhës angleze, ju duhet të hyni në provimin APTIS që do të organizohet në mjediset e Universitetit “EPOKA”. Për të hyrë në provimin APTIS, ju duhet të kontaktoni me zyrën e pranimeve, duke kryer pagesën e tarifës përkatëse.

 

Kontaktet e Zyrës së Pranimeve janë:

Admission Office/Zyra e Pranimeve

Tel: +355 4 2222 178

                    2232 086

Cel: +355 69 61 112 30

E-mail: admissions@epoka.edu.al

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania