Një ekip studentësh nga Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit i Universitetit “EPOKA” mori pjesë në RESIST (Regional Student Innovations in Aseismic Technologies Competition), që u zhvillua në Banja Lukë, Bosnjë dhe Hercegovinë, nga 22 deri më 26 tetor 2026. Gara organizohet nga Universiteti i Banja Lukës.
RESIST bashkon studentë të inxhinierisë së ndërtimit nga i gjithë rajoni për të projektuar, ndërtuar dhe testuar modele fizike strukturore nën ngarkesa sizmike të simuluara. Çdo ekip ndërton modelin e vet në vend dhe më pas e teston në një platformë lëkundëse (shake table), duke lidhur njohuritë teorike mbi projektimin sizmik me përvojën praktike.
Universiteti “EPOKA” u përfaqësua nga Ersjona Etemi, Joan Luzo, Klea Hoxha, Rigers Marku dhe Serxho Gjergji, anëtarë të Klubit të Inxhinierëve të së Ardhmes. Gjatë ditëve të para të garës, ekipi ndërtoi modelin në shkallë nga themelet dhe e përfundoi strukturën përpara ditës së testimit.
Në ditën e fundit, modeli u testua në platformën lëkundëse. Struktura i rezistoi amplitudës maksimale të testimit para se të shembej përfundimisht, një rezultat që pasqyron përgatitjen, punën në ekip dhe aftësitë inxhinierike të studentëve.
Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit i përgëzon studentët për performancën e tyre dhe i falënderon që përfaqësuan Universitetin “EPOKA” në këtë garë.