Më 6 Prill 2022, Klubi i Programimit organizoi “Puna Pas Produkteve të Mëdha” me Dea Mandija, Menaxher i Produkteve në Communardo GmbH.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën se çfarë është një produkt dhe sa i rëndësishëm është bashkëpunimi në ekip gjatë ndërtimit të një produkti.
Pati gjithashtu një prezantim të Agile, e cila është një mënyrë e ndërtimit të produkteve që u jep përparësi njerëzve dhe menaxhimit të ndryshimit.
Në fund, Dea ndau 3 këshilla për t'i mbajtur mend:
Gjatë ndërtimit të një produkti, ne duhet të vendosim qëllime dhe të mbledhim informacion.
Një produkt duhet të akomodojë emocionet e njerëzve.
Një produkt duhet të jetë i arritshëm për shumicën e njerëzve (në mënyrë ideale, të gjithë), madje edhe ata që kanë nevoja të veçanta.
Falenderojmë zonjën Mandija që ndau përvojën e saj me studentët që morën pjesë në aktivitet dhe presim një tjetër event me të.