Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative në Universitetin EPOKA, në bashkëpunim me Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit në Universitetin Demokritus të Thrakës, Greqi, është i gëzuar të presë Konferencën Ndërkombëtare të 17-të për Ekonomitë e Vendeve të Ballkanit dhe Europës Lindore (EBEEC 2025).
EBEEC 2025 fton akademikë, liderë të industrisë, kërkues shkencorë, studentë, organe shtetërore dhe organizata joqeveritare për të marrë pjesë në këtë konferencë vizionare, që do të zhvillohet në zemrën e Ballkanit Perëndimor.
EBEEC 2025 do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të ndarë përvoja, strategji, kërkime, teknologji dhe produkte me kolegët e tyre. Konferenca gjithashtu do të ofrojë mundësinë për të krijuar rrjete kontakti me liderë inxhinierikë nga mbarë bota. Kjo është konferenca e parë rajonale që do të mbahet nga EBEEC në Ballkanin Perëndimor dhe prezanton mundësi të reja për diskutime të frytshme dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative.
Shumë aktorë të rëndësishëm, përfshirë profesorë të financës, liderë globalë, drejtorë të industrisë, organizata shtetërore, subjekte joqeveritare, studentë dhe aktorë të tjerë do të angazhohen dhe do të krijojnë bashkëpunime dhe rrjete afatgjata gjatë ngjarjes.
Për më shumë informacion në lidhje me këtë konferencë vizitoni www.egi.epoka.edu.al/2025.