calendar May 21, 2025
Vizitë Studimore në ambientet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje
news-image news-image

Më datë 21.05.2025, në ambientet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, u zhvillua një takim informues me përfaqësues të Universitetit “Epoka”, Z.Kelmend Nezhaj, Lektor i lëndës “Drejtësi Administrative” dhe Prof. Z.Gentjan Skara të shoqëruar nga një grup studentësh e Fakultetit të Drejtësisë, pranë këtij universiteti, të cilët u njohen nga afër me funksionimin e Gjykatës Administrative, mbi strukturën, kompetencat dhe proçedurat gjyqësore .


Gjate bashkëbisedimit me Zv.Kryetarin e Gjykatës Z.Edison Tatoshaj, studentët patën mundësinë të pyesnin për sfidat në praktikë për funksionimin e gjykatës, ngarkesën dhe sfidat e kryerjes së funksionit të magjistratit në përditmshëri.


Takimi përforcoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe universiteteve në funksion të përgatitjes profesionale të brezit të ri të juristëve.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania