calendar October 19, 2026
Pjesëmarrje në takimin hapës te projektit COST VERDICT në Bruksel
COST Action Climate Change Court
news-image

Më 19 tetor 2026, Dr. Alba Gërdeci, në përfaqësim të Universitetit EPOKA, mori pjesë në takimin hapës (kick-off) dhe në Mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të projektit COST CA25115 – “Ndryshimet klimatike në sallat e gjyqit: Ngritja e një rrjeti për ekspertizë shkencore dhe ligjore (VERDICT)”, që u zhvillua në Bruksel, Belgjikë. 

 

Takimi mblodhi studiues të së drejtës dhe ekspertë nga disiplina dhe vende të ndryshme, me qëllim hedhjen e themeleve të Veprimit, diskutimin e prioriteteve të tij kërkimore dhe zhvillimin e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e proceseve gjyqësore klimatike. 

 

 

Fusha akademike dhe kërkimore e Dr.  Gërdecit fokusohet në ndërthurjen e rregullimit mjedisor, ndryshimeve klimatike dhe të drejtave të njeriut. Pjesëmarrja në VERDICT përbën një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në zhvillimin e një rrjeti multidisiplinar që lidh ekspertizën ligjore me njohuritë shkencore, veçanërisht në trajtimin e detyrimeve ligjore që lidhen me klimën, dëmit mjedisor dhe proceseve gjyqësore klimatike.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania