calendar January 23, 2026
Publikimi i Udhëzuesit për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese
news-image

Në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, i cili po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (European Movement in Albania), Prof. Assoc Bojana Hajdini përgatiti “Udhëzuesin për Monitorimin e Dokumenteve Strategjike”, si Mjet për Matjen dhe Vlerësimin e Proceseve Integruese".

Ky manual shërben si një instrument metodologjik dhe analitik që synon të forcojë kuptimin, vlerësimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike për Kapitullin 23 në kontekstin e procesit te integrimit europian.

Në mënyrë të strukturuar, udhëzuesi shpjegon funksionin dhe përmbajtjen e çdo elementi përbërës të një dokumenti strategjik, duke ndjekur modelin standard të strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale. 

Për të lexuar udhëzuesin e plotë në gjuhën shqipe, ju ftojmë të klikoni këtë link: https://lnkd.in/du5Cynn9


Ky manual është përgatitur në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, i cili po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me @Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe @Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).

Epoka University
hashtag#judiciaryreform hashtag#Chapter23 hashtag#law

 

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania