calendar April 28, 2026
Leksion i hapur “Dezinformimi në Mjedisin Digjital"
human rights disinformation Digital Rights Legal Education
news-image

📢Më 28 prill, gjatë lendës të Drejtave të Njeriut, Dr. Gerdeci priti Dr. Valmora Gogo (Gogo.al) dhe znj. Jona Kaso për të prezantuar kërkimin e tyre, “Dezinformimi në Mjedisin Digjital,” i mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë.

 

Sesioni ofroi një vështrim të rëndësishëm dhe aktual mbi mënyrën se si dezinformimi ndikon në të drejtat themelore — përfshirë lirinë e shprehjes, aksesin në informacion, privatësinë dhe pjesëmarrjen demokratike.

 

Studentët treguan angazhim të lartë, me pyetje të menduara mirë dhe reflektime kritike mbi një nga çështjet më urgjente të epokës sonë digjitale sic eshte dizinformimi.

 

🙏 Një falënderim i madh për Dr. Valmora Gogo (Gogo.al) dhe znj. Jona Kaso për kontributin e tyre të vlefshëm, si dhe për studentët e vitit të dytë të Departamentit të Drejtësisë për pjesëmarrjen aktive!

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania