EPOKA Debates 2026 ka përfunduar zyrtarisht!
Pas javësh përgatitjeje, argumentesh të fuqishme dhe momentesh të paharrueshme, debati final tregoi vërtet talentin, vetëbesimin dhe mendimin kritik të të gjithë pjesëmarrësve. Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin që mori pjesë dhe kontribuoi në suksesin e këtij kompeticioni këtë vit.
Urime të veçanta fitueseve tona,
Fatbardha Shala dhe Megisa Bushi,
për performancën e tyre të shkëlqyer, përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë garës.
Pasioni dhe vendosmëria juaj e bënë këtë finale një ngjarje për t’u mbajtur mend.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, gjyqtarëve, organizatorëve dhe mbështetësve që ndihmuan në shndërrimin e EPOKA Debates 2026 në një përvojë të paharrueshme.