Më 5 tetor, Universiteti “EPOKA” mirëpriti studentët e rinj në kampus me Ceremoninë e Mirëseardhjes për vitin akademik 2026–2027, një moment i veçantë që shënoi nisjen e rrugëtimit të tyre të ri akademik dhe universitar.
E organizuar nga Zyra e Dekanit të Studentëve, ceremonia u zhvillua në Kampusin e EPOKA-s dhe bëri bashkë drejtues të universitetit, alumni, përfaqësues të Këshillit Studentor dhe studentët e rinj, tashmë pjesë e komunitetit EPOKA.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Redi Halidinit, e vijuar nga fjalimi zyrtar i Rektorit të Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Hüseyin Bilgin, i cili u përcolli studentëve mesazhin e mirëseardhjes në nisje të këtij kapitulli të ri.
Një moment i veçantë ishte edhe ndarja e eksperiencës nga Cansel Hilal Saygin, alumna e Universitetit EPOKA, e cila ndau me studentët përvojën e saj universitare dhe këshilla të vlefshme për hapat e parë të këtij rrugëtimi. Në vijim, Andi Gafko, në përfaqësim të Këshillit Studentor, u uroi mirëseardhjen studentëve të rinj dhe i ftoi ata të bëhen pjesë aktive e jetës studentore në EPOKA.
Atmosfera festive vijoi me muzikë dhe një koktej mikpritës, duke u dhënë studentëve mundësinë të çlodhen, të njihen me njëri-tjetrin, të krijojnë lidhjet e para dhe të shijojnë së bashku momentet e para si pjesë e komunitetit EPOKA.
Mirë se erdhët në EPOKE! 💙
Rrugëtimi juaj i ri sapo ka nisur.