13
May
2027
Departamenti i Inxhinierise se Ndertimit
Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Ballkanike mbi Sfidat e Inxhinierisë së Ndërtimit
29
Oct
2026
Campus Life
Club Fest 13
27
Oct
2026
Campus Life
Zgjedhjet e Këshillit Studentor 2026-2027
07
Oct
2026
Departamenti i Administrimit te Biznesit
Takimet me Këshilltarët Akademikë për studentët e vitit të parë
05
Oct
2026
Universiteti "EPOKA"
Welcome Ceremony 2026
26
May
2026
Departamenti i Administrimit te Biznesit
Konferenca e Studiuesve të Rinj 2026: Thirrje për punime shkencore
26
May
2026
Fakulteti i Ekonomise dhe Shkencave Administrative
Konferenca e Studiuesve të Rinj 2026: Thirrje për punime shkencore
25
May
2026
Campus Life
Debatet Epoka
25
May
2026
Departamenti i Arkitektures
Workshop: GIS Applications in Spatial Analysis
22
May
2026
Universiteti "EPOKA"
Culture Day - 3rd Edition
22
May
2026
Campus Life
Culture Day 3rd Edition
14
May
2026
Departamenti i Inxhinierise se Ndertimit
Konkursi i Kapriatave
11
May
2026
Departamenti i Drejtesise
Call for Participants Summer School: "Competition Law and Digital Markets: Regulation and Innovation”
05
May
2026
Campus Life
Spring Fest

Fakultetet Tona

Rrjeti dhe Cmime

angle-right
angle-right
right

Shërbime

testimonial-pic

Michael Murphy

President, European Universities Association, Belgium

Ishte një nder dhe kënaqësi të merrja pjesë dhe shpresoj se mund ta çojmë punën përpara në të ardhmen. Universiteti “EPOKA” po i jep rëndësi që institucionet shqiptare të lidhen shumë më tepër me kolegët në të gjithë Europën dhe botën. Angazhimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime të brendshme - në të gjitha vendet, jo vetëm në Shqipëri.

Ju urojmë fat në punën tuaj, EUA është këtu për t’ju ndihmuar!

testimonial-pic

Mikol Zadra

International Student Testimonial

“Përshëndetje! Unë jam Mikol, studente italiane nga Universita per Stranieri di Perugia. Përvoja e shkëmbimit është diçka që kam dashur gjithmonë ta ndjek, por kurrë nuk e kam menduar se Shqipëria mund të jetë një opsion. Mirëpo, sapo u njoftuan destinacionet në Universiteti “EPOKA” më ra menjëherë në sy. Isha e interesuar ta përjetoja këtë aventurë në një destinacion të pazakontë dhe isha jashtëzakonisht e emocionuar për të zbuluar vendin. 

Në Universitetin "EPOKA", hasa një metodë mësimi krejtësisht ndryshe nga ajo që isha mësuar. Pavarësisht se ishte një eksperiencë sfiduese, më ndihmoi të rritesha në aspektin akademik dhe gjuhësor - diçka për të cilën jam vërtet mirënjohëse. Shqipëria është një vend unik ku do të lë një pjesë të zemrës sime. Ishte kënaqësi të mësoja historinë, traditat, ushqimin dhe kulturën, si dhe të përjetoja mirësinë dhe mikpritjen e njerëzve. Katër muaj kaluan shumë shpejt dhe përvoja ime pothuajse ka mbaruar, por unë do të kthehem në shtëpi me vetëdijen se e kam jetuar plotësisht këtë aventurë, pasi kam takuar njerëz të bukur. Jam e sigurt se së shpejti do të kthehem series.”

testimonial-pic

Dr. Hans HOYER

Executive Secretary, IFEES and GEDC and international co-chair of the 2023 Conference

Dua të shfrytëzoj këtë moment për të shprehur vlerësimin tim të thellë dhe të falënderoj Universitetin “EPOKA” për pritjen dhe organizimin e konferencës sonë të mrekullueshme. Ishte një përvojë unike, kuptimplotë dhe vlerësoj thellësisht angazhimin, udhëheqjen dhe kujdesin tuaj personal për të siguruar suksesin e përgjithshëm të përvojës sonë të përbashkët. Vlerësoj thellësisht marrëdhënien tonë dhe pres me padurim të vazhdoj të ndërtoj mbi të si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

testimonial-pic

Redi Halidini

Software Engineering Student

Studentët që janë tashmë pjesë e EPOKES  e dinë se sa rëndësi i kushtojmë ndërtimit të një komuniteti të ngrohtë, ku mbështesim njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë. Ndërsa juve që na bashkoheni për herë të parë, dua t’ju drejtoj një përshëndetje të veçantë. E di që për shumë prej jush kjo është një ditë me shumë emocione. 

 

Ndoshta ka nga ata që mezi e kanë pritur këtë ditë, por ndoshta ka edhe nga ata që ende nuk e dinë tamam se çfarë i pret. Dhe është krejt normale. Edhe unë, vetëm dy vite më parë, kam qenë pikërisht në vendin tuaj. Prandaj, nëse do t’ju jepja një këshillë që në ditën tuaj të parë, do të ishte: shijojeni këtë eksperiencë dhe mos u mundoni t’i keni të gjitha të planifikuara që sot. Sepse universiteti nuk është vetëm leksione, provime dhe nota.

 Janë miqësitë që do të krijoni, projektet që do të bëni së bashku, aktivitetet ku do të merrni pjesë, bisedat në korridore, kafet mes leksioneve dhe të gjitha ato momente që sot mund t’ju duken të vogla, por që pas disa vitesh mund të jenë pikërisht kujtimet që do t’ju mungojnë më shumë.

 

Ndoshta personi që sot keni ulur pranë vetes dhe që nuk e njihni fare, mund të bëhet një nga miqtë tuaj më të mirë. Mund të jetë edhe partneri juaj në një projekt, bashkëpunëtori juaj në të ardhmen, ose thjesht dikush me të cilin do të ndani shumë nga vitet tuaja këtu. Kështu që mos kini frikë të flisni me njerëz, të provoni gjëra të reja dhe të bëheni pjesë e jetës universitare. Si pjesë e këtij komuniteti, por edhe si një student që ka qenë në vendin tuaj jo shumë kohë më parë, mund t’ju them se këto vite kalojnë shumë më shpejt nga sa mendoni. 

 

Prandaj shfrytëzojeni universitetin në maksimum. Përveç një eksperience shumë të mirë akademike, e cila padyshim është prioritet për ju dhe për stafin akademik, këtu në EPOKE do të gjeni edhe shumë mundësi për të ndjekur interesat tuaja dhe për të realizuar synimet që keni. Mos hezitoni të pyesni, të kërkoni ndihmë dhe të trokisni në dyer të ndryshme. Në çdo derë ku do të trokisni, do të gjeni dikë të gatshëm për t’ju ndihmuar. Dhe sigurisht, dua t’ju uroj të gjithëve një vit akademik sa më të mbarë, me sa më shumë rezultate të shkëlqyera, miqësi të reja dhe përvoja të paharrueshme. 

 

Dhe mbi të gjitha, ashtu siç mund t’ju kenë thënë edhe të afërmit tuaj para se t’ju përcillnin sot: “Me mend në kokë!” 

EPOKA përmes numrave

followers
nd
Në Shqipëri
classes
%
Employment Rate
students
Alumni
teachers
International Partners
epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania