calendar June 11, 2024
Universiteti EPOKA merr pjesë në vizitën studimore të Projektit GreenWB & Trajnimin Praktik mbi Biznesin Global të Gjelbër & Social
GreenWB epoka EPOKAUniversity Training Education for Sustainable Development Global Green Social Business
news-image

 Në kuadrin e Projektit GreenWB Erasmus+ CBHE , partner i të cilit është Universiteti “EPOKA” u mbajt vizita  dhe trajnimi praktik mbi gjelbërimin global dhe biznesin social  në FH Joanneum, Graz, Austri gjatë datave 3-7 qershor 2024. 

 

Universiteti “EPOKA” u përfaqësua nga Prof. Dr. Ahmet Öztaş si koordinator i projektit, Dr. Armando Demaj, Dr. Besjon Zenelaj dhe Dr.Esmir Demaj të cilë morën pjesë në një seri vizitash studimore dhe sesionesh praktike trajnimi mbi biznesin global të gjelbër dhe social.

 

Aktivitetet filluan me një sesion mirëseardhjeje që përshkruante vizionin dhe strategjinë, të ndjekur nga diskutime të thella mbi Arsimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (ESD) në arsimin e lartë, Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe integrimin e projekteve të gjelbra në kurrikulat. U ndanë njohuri praktike mbi marketingun e gjelbër, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe edukimin financiar me fokus në barazinë gjinore. Pjesëmarrësit gjithashtu eksploruan praktikat e qëndrueshme të biznesit dhe u angazhuan në takime në vendet lokale. 

 

Dita e tretë dhe e katërt iu kushtuan konferencës GreenoVET, duke ofruar një platformë që diskuton tema më të gjera të arsimit dhe trajnimit profesional të gjelbër dhe një mundësi e mirë për rrjetëzim me aktorë të ndryshëm me rëndësi për Universitetin "EPOKA''.

 

Dita e fundit u përqendrua në eko-inovacionin dhe zhvillimin e strategjive për laboratorët e jetesës së qëndrueshme. Sesionet mbuluan komunikimet strategjike dhe përfunduan me reflektime dhe planifikim të hapave të ardhshëm të Projektit GreenWB.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania