Në kuadër të hapjes së negociatave për grup-kapitullin e parë, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit znj. Adea Pirdeni zhvilloi një forum të hapur me studentët dhe stafin e Departamentit të Drejtësisë, në Universitetin “EPOKA”.
Në fjalën e saj, Ministrja Pirdeni foli për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke nënvizuar arritjet në fushën e administratës publike dhe antikorrupsionit.
Gjithashtu, diskutimi u fokusua edhe në sfidën e administratës publike pas hapjes së negociatave si edhe hapjen e Programit të Ekselencës, platformë e cila do të përfshijë punësimin studentëve ekselentë në institucionet e administratës shtetërore.
Në përfundim të forumit, studentët patën mundësi që të pyesnin edhe për tëma të tjera lidhur me procesin e integrimit.