Më 14 nëntor 2024, studentet e vitit të pestë të pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Epoka zhvilluan një seminar me Dr Andrea Piletta Massaro me titull “Tregu i vetëm i BE-së: Konkurrueshmëria dhe reformat në një kohë sfidash”.
Gjatë seminarit, studentët patën mundësinë të diskutojnë për çështjet më të debatuara në të drejtën e konkurrencës dhe zhvillimin e ardhshëm akademik si jurist në tregun e brendshëm të Bashkimit Europian
.
Dr. Andrea Piletta Massaro është Studiues në të Drejtën Krahasuese në Universitetin e Torinos, Asistent Drejtor, Master i Drejtësisë në të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare (Universiteti i Torinos) dhe Enseignant, Fakulteti Juridik i Université Catholique de Lyon.