calendar December 4, 2024
Pjesmarrje e Dr. Skara në tryezën e rrumbullakët me temë “Sfidat e integrimit europian dhe konkurrenca e lirë në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”
LAW competition law online platforms
news-image news-image news-image

Më datë 4 dhjetor 2024, në kuadër të projektit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me temë “Sfidat e integrimit europian dhe konkurrenca e lirë në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, financuar nga programi “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët e organizuar në tre panele. Aktiviteti i cili u realizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit të Konkurrencës, akademisë dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë e drejtoi Prof. Iva Zajmi.

 

Znj. Mimoza Kodhelaj, Drejtoreshë e Mbikëqyrjes së Tregut në Autoritetin e Konkurrencës, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në mbështetje të misionit të Autoritetit të Konkurrencës për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Ajo theksoi rolin e rregullave të sjelljes për ndërmarrjet, përgjegjësitë e institucioneve përkatëse dhe sfidat në hetimin e rasteve të sjelljes antikonkurruese.

 

Dr. Skara bëri një pasqyrë të rolit të Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës në tregun dixhital. Dr Skara theksoi se edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ka luajtur një rol të rëndësishëm në njohjen e ndikimit që teknologjia e re ka në konkurrencë.

 

Takimin e mbylli Dr.Fjoralba Caka, e cila në emër të ekipit të projektit falënderoi studentët për angazhimin dhe interesimin e tyre, si dhe të ftuarit nga institucionet përkatëse për kontributin e tyre të çmuar. Ajo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin dhe garantimin e konkurrencës së lirë, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania