Prof. Asoc. Dr. Arban Uka, përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka, mori pjesë në një mobilitet mësimor Erasmus+ në Universitetin e Shkencave Aplikuare në Tarnów, Poloni.
Gjatë kësaj vizite, ai zhvilloi 8 orë mësimdhënie në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike. Pas leksioneve, ai u takua me Prof. Anna Stefanowicz-Kocol, e cila shërben si Dekane dhe Drejtore e Zyrës Ndërkombëtare, si dhe me Barbara Derzypolska nga Akademia Tarnowska, për koordinimin e aktiviteteve.
Prof. Uka pati edhe takime me Prof. Adam Pieprzycki, Prof. Tomasz Potempa, Dekanin e Katedrës së Informatikës në Akademinë e Tarnovës, si dhe me Prof. Daniel Król. Këto takime hapën rrugë për bashkëpunime të reja akademike dhe shkëmbime ndërkombëtare