TIRANË, 1 Korrik 2025 – Universiteti EPOKA lançoi zyrtarisht Epoka Valley – Laboratori i Qëndrueshmërisë në Jetesë, një iniciativë novatore e mbështetur nga Programi Erasmus+ në kuadër të projektit GreenWB, me synim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet akademisë, industrisë dhe shoqërisë. Gjatë një ceremonie ku morën pjesë drejtues të universitetit, staf akademik, studentë dhe partnerë, u shënua fillimi i një angazhimi afatgjatë për të kthyer dijen në zgjidhje konkrete dhe për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni.
Në fjalën e tij, Rektori Prof. Dr. Ahmet Oztas theksoi se bashkëpunimi qëndron në zemër të kësaj nisme:
“Epoka Valley nuk është thjesht një projekt – është një ekosistem në rritje. Ndryshimi i qëndrueshëm ndodh kur forcat tona bashkohen përtej kufijve tradicionalë.”
Drejtori i Qendrës Yunus për Biznes Social dhe Qëndrueshmëri, Dr. Besjon Zenelaj, prezantoi pesë objektivat kryesore të Epoka Valley:
Nisma mbetet e hapur ndaj ideve të reja nga studentët dhe stafi akademik, duke inkurajuar pjesëmarrje të gjerë dhe frymë bashkëpunimi.
Epoka Valley është fryt i një pune të përbashkët. Kontributi i palodhur i znj. Flogerta Hasanaj, znj. Sümeyra Uyurca, Prof. Dr. Ahmet Oztas, Dr. Esmir Demaj dhe Dr. Armando Demaj ka qenë thelbësor në çdo fazë të zhvillimit të këtij projekti. U vlerësua gjithashtu gatishmëria e shumë kolegëve të tjerë nga stafi akademik dhe administrativ për të kontribuar në aktivitetet fillestare të laboratorit.
Aktualisht, Epoka Valley ka një ekip prej 15 personash: tre staf akademik, një staf administrativ dhe pesë studentë, me synimin për t’u rritur më tej në të ardhmen.
“Bashkë po krijojmë një hapësirë ku qëndrueshmëria nuk është vetëm një temë diskutimi, por një praktikë konkrete; ku inovacioni nuk është thjesht i mirëpritur, por i zbatuar; dhe ku arsimi i shërben shoqërisë në kuptimin më të plotë,” përfundoi Dr. Zenelaj.
Me lansimin e Epoka Valley, Universiteti EPOKA forcon pozicionin e tij si një institucion lider në inovacion, qëndrueshmëri dhe bashkëpunim ndërsektorial në rajon.