Në 25 Qershor 2026 , Universiteti “EPOKA” organizoi Ceremoninë e Diplomimit për Klasën e Vitit 2026, duke festuar suksesin akademik të mbi 530 të diplomuarve nga tre fakultetet e universitetit. Kampusi u mbush me emocion, krenari dhe gëzim, ndërsa mbi 2,700 të ftuar, përfshirë familjarë, staf akademik, ambasadorë dhe përfaqësues të njohur të komunitetit të biznesit, u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë, që shënoi një nga momentet më të rëndësishme në jetën e studentëve tanë.
Ceremonia nisi me një fjalë mirëseardhjeje nga moderatori Flori Gjini, dhe vijoi me fjalët përshëndetëse dhe frymëzuese të Rektorit të Universitetit EPOKA, Prof. Dr. Huseyin Bilgin, Sh.T. Z. Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, si dhe znj. Enida Cara, Audit & Assurance Partner në Deloitte Albania.
Ky aktivitet shënoi një moment të paharrueshëm në rrugëtimin akademik të të diplomuarve tanë, duke reflektuar përkushtimin, këmbënguljen dhe pasionin e tyre për dijen gjatë gjithë viteve të studimit.
Programi i ceremonisë përfshiu gjithashtu ndarjen e pllaketave nga dekanët, një fjalim emocionues në emër të studentëve, ceremoninë tradicionale të gdhendjes së emrave në dru, një performancë artistike nga Urban BAND, shpërndarjen e diplomave nga drejtuesit e departamenteve dhe koordinatorët akademikë, si dhe u përmbyll me betimin e studentëve.
Një nga momentet më të veçanta të ceremonisë ishte vlerësimi i studentëve me mesatare 4.0, të cilët, përmes rezultateve të tyre të shkëlqyera akademike, dëshmuan përkushtim dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme gjatë gjithë studimeve. Duke vijuar një nga traditat më të çmuara të Universitetit “EPOKA”, përfaqësues nga secili fakultet mbajtën një fjalim në emër të studentëve me mesatare 4.0 të Klasës së Vitit 2026, përpara se të gdhendnin emrat e tyre në dru, duke lënë një trashëgimi të përhershme të ekselencës akademike dhe duke frymëzuar brezat e ardhshëm.
Studentët me mesatare 4.0 të Klasës së Vitit 2026 janë:
Universiteti “EPOKA” shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë të diplomuarit e Klasës së Vitit 2026. Përkushtimi, këmbëngulja dhe arritjet tuaja ju kanë sjellë në këtë moment të rëndësishëm. Ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të rrugëtimit tuaj profesional dhe personal, duke dhënë kontribut të vyer në komunitet dhe në profesionet që do të ushtroni.
Urime të gjithë të diplomuarve për këtë arritje të jashtëzakonshme! Ju urojmë suksese të pafundme në kapitullin e ri që nis sot.