Sot nisëm vitin akademik 2026–27 në Universitetin Epoka me FAE Opening Training, të zhvilluar në Sallën e Konferencave të Godinës E.
Pika kulmore ishte ligjërata e të ftuarit, Assoc. Prof. Dr. Artan Hysa, "Visualizing the Research Idea from Concept to Publication: Sharing Experiences", një reflektim frymëzues mbi mënyrën se si mjetet dhe teknikat vizuale mund të forcojnë kërkimin shkencor në arkitekturë dhe inxhinieri, që nga ideja fillestare deri te publikimi i punimit.
Gjatë paradites u zhvillua gjithashtu ceremonia e ndarjes së çmimeve për Kërkuesin e Ri më të Mirë dhe Performancën më të Mirë Akademike. Urime të gjithë të vlerësuarve dhe faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti. Përpara kemi një vit produktiv dhe frymëzues!