Universiteti “EPOKA” hap aplikimet për transferimin e studimeve
Universiteti “EPOKA” njofton se ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimit për transferimin e studimeve në të gjitha programet Bachelor dhe programet e Integruara 5-vjeçare për vitin akademik 2026–2027.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Mund të aplikojnë studentët që aktualisht janë të regjistruar në programe studimi të akredituara, të të njëjtit cikël studimi, të ofruara nga institucione të arsimit të lartë publike ose private, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë, të njëjta ose të ngjashme me programet e studimit të ofruara nga Universiteti “EPOKA”.
Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kriteret e pranimit të programit përkatës të studimit në Universitetin “EPOKA”.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë pranë Zyrës së Pranimeve, gjatë periudhës 1–12 shtator 2026, duke dorëzuar:
- Formularin e aplikimit të plotësuar, të marrë pranë Zyrës së Pranimeve;
- Përshkrimin e programit përkatës të studimit dhe syllabuset e lëndëve;
- Vërtetimin e notave (Transcript), ku përfshihen lëndët, notat dhe kreditet;
- Kopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore dhe Listës së Notave, ose Diplomës përkatëse të shkollës së mesme të përfituar jashtë vendit dhe Listës së Notave;
- Në rast se arsimi i mesëm është përfunduar jashtë vendit: dokumentin e njehsimit të diplomës, të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) e Republikës së Shqipërisë.
DATAT KRYESORE
- 1–12 shtator 2026 – Aplikimi pranë Zyrës së Pranimeve
Deri më 17 shtator 2026 – Shpallja e listës së aplikantëve
Deri më 23 shtator 2026 – Vlerësimi i aplikimeve nga Komisionet Shkencore të çdo Departamenti
Deri më 26 shtator 2026 – Shpallja e listës përfundimtare të kandidatëve të pranuar
6–10 tetor 2026 – Regjistrimi përfundimtar pranë Zyrës së Sekretarisë Mësimore
17 tetor 2026 – Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në kuotat e mbetura të paplotësuara
PËR MË SHUMË INFORMACION
🏛️ Zyra e Pranimeve, Universiteti “EPOKA”
📞 Tel: +355 4 2222 179
📱 Cel: +355 69 61 112 30
📩 Email: admissions@epoka.edu.al