Një kapitull i ri ka nisur zyrtarisht në Universitetin “EPOKA”.
Gjatë dy ditëve të fundit, kampusi ynë është mbushur me fytyra të reja, emocion, energji dhe momentet e para të jetës universitare, teksa Universitetin “EPOKA”, organizoi sesionet e orientimit për studentët e vitit të parë.
Sesioni i orientimit u dha studentëve tanë të rinj mundësinë të njihen me fakultetin e tyre, të krijojnë kontaktet e para me stafin akademik dhe administrativ, të zbulojnë mjedisin e tyre të ri dhe të hedhin hapat e parë drejt komunitetit EPOKA.
Për stafin tonë, mirëpritja e një brezi të ri studentësh ishte një moment vërtet i veçantë, i mbushur me emocion, entuziazëm dhe krenari. Për studentët tanë, ky ishte fillimi i një rrugëtimi që do t’u sjellë njohuri të reja, miqësi, eksperienca të paharrueshme dhe mundësi të shumta për t’u zhvilluar.
Studentëve tanë të rinj EPOKA: mirë se vini në kapitullin tuaj të ri! Ju urojmë një rrugëtim universitar plot suksese, frymëzim, miqësi, eksperienca të paharrueshme dhe mundësi për të shkuar edhe më larg.