Me datë 25 maj 2024 u zhvillua faza finale e ELSA Negotiation Competition, organizuar nga Frost&Fire Consulting dhe ELSA Albania. Studentët e departamentit të Drejtësisë në Universitetin “EPOKA”, përfaqësuar nga Megi Musabelliu dhe Artemis Senja, u shpallën fitues të kompeticionit duke mundur në finale ekipin negociues nga Universiteti Luarasi.
Gjithashtu, Megi Musabelliu fitoi vendin e dytë si negociuesja me e mirë në kompeticion.
Në këtë kompeticion, Departamenti i Drejtësisë mori pjesë edhe me një ekip tjetër të përfaqësuar nga Katerina Cela dhe Lea Kryeziu. Ekipi 2 u rendit në vendin e katërt. Juria vlerësoi të dy ekipet për performancën e treguar dhe angazhimin serioz në kompeticion.
Universiteti “EPOKA” uron studentët e Departamentit të Drejtësisë për këtë fitore dhe i inkurajon për të qënë aktiv në të tilla kompeticione.