Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka ka kënaqësinë të mirëpresë Prof. Dr. Yannis Manolopoulos, një nga akademikët dhe studiuesit më të shquar, më 16 Janar 2025, ora 12:30, në Sallën e Konferencave.
Prof. Manolopoulos është Anëtar i Seksionit të Informatikës në Academia Europaea, Profesor Emeritus i Universitetit Aristotel të Selanikut dhe i Universitetit të Hapur të Qipros, si dhe Anëtar i Bordit të Universitetit të Maqedonisë. Me një karrierë të pasur ndërkombëtare, ai ka botuar mbi 350 punime shkencore dhe ka udhëhequr 27 doktorantë në studimet e tyre.
Në këtë ligjëratë, ai do të trajtojë temën e Scientometrisë, një fushë që fokusohet në matjen dhe analizimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Gjatë prezantimit, do të diskutohen metrika kyçe si Impact Factor dhe h-index, zhvillimet e fundit me përdorimin e teknikave të Inteligjencës Artificiale, si dhe rëndësia e njohurisë së thelluar njerëzore për të kuptuar dinamikën e shkencës.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ligjëratë frymëzuese dhe të përfitoni nga mundësia për t’u angazhuar me një nga ekspertët më të njohur të kësaj fushe!
Kontakt cen@epoka.edu.al