Të hënën, më 15 mars 2022, klubi Senstivie Society Club së bashku me shefin e restorantit “Kripe dhe Piper”, Alfio Rrotani organizuan takimin për konkursin “Çfarë ka për darkë”- edicioni i dytë, për të vlerësuar top 10 pjatat më të mira nga të gjitha pjatat. që ishin përgatitur. Gjatë takimit, pjesëmarrësit mundën të përshkruanin procesin e gatimit dhe përbërësit që përdorën.
Pas kësaj shefi i kuzhinës zgjodhi 3 vendet e para së bashku me videon më të bukur dhe dha çmimet:
Vendi i parë: një darkë në restorantin “Kripe dhe Piper”.
Vendi i dytë: libri i gatimit të Arbana Osmanit
Vendi i tretë: 1000 lekë për të shpenzuar në “Bereqeti” Videoja më e mirë: 1000 lekë për të shpenzuar në “Bereqeti”
Shefi i kuzhinës me energjinë e tij pozitive e bëri aktivitetin më interesant dhe tërheqës. E falenderojmë shumë për pjesëmarrjen dhe kritikat e vlefshme.