Në datën 16 maj 2022 Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare organizoi një vizitë në Euronews Albania në kuadër të kursit të Komunikimit Politik. Në këtë kontekst, qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte t'u jepte studentëve një pasqyrë më të mirë se si media ndikon në politikë dhe anasjelltas, ndikimin që ka media në përcaktimin e agjendës politike, komunikimin e qeverisë dhe mënyrën se si media në Shqipëri luan rolin e saj si dega e katërt e demokracisë.
Euronews Albania është një kanal televiziv që transmeton lajme në gjuhën shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nën logon e njohur të Euronews. Transmetimi i emisioneve nisi më 21 nëntor 2019 dhe në një kohë shumë të shkurtër arriti të fitonte besimin e shikuesve me risitë, solli në mediat audiovizive shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e grupmoshave të ndryshme, duke e bërë Euronews një nga mediat më të ndjekura në vend.
Studentët u mirëpritën nga znj. Loneta Progni dhe z. dhe ndau me studentët politikat e Eronews në lidhje me transmetimin e lajmeve dhe mënyrën se si lajmet shpërndahen në publik. Në këtë kuadër, studentët patën mundësinë të diskutojnë se si po respektohen apo jo të drejtat e gazetarëve dhe liria e medias në Shqipëri. Pjesëmarrësit e përfshirë në diskutim patën mundësinë të japin opinionet e tyre dhe të ndajnë analizat e tyre në lidhje me marrëdhënien e përgjithshme mes medias, publikut dhe politikës në Shqipëri.