Të shtunën, më datë 26.03.2022, studentët e Klubit të Shoqërisë së Ndjeshme në bashkëpunim me Klubin Outdoors pranë Universitetit EPOKA, organizuan një fushatë pastrimi në Kalanë e Prezës, në fshatin Prezë të Bashkisë Vorë.
Kjo nismë e pastrimit të mjedisit përreth nesh, ishte e para për këtë semestër e cila shpresojmë se do të shtyjë më tej në organizimin e fushatave të tjera pastrimi në fusha kyçe.
Pastrimi i mjedisit rreth nesh konsiderohet si çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme për jetën e komunitetit. Për këtë arsye pastrimi vihet si prioritet në axhendën e klubit të aktiviteteve tona të planifikuara.
Në këtë aktivitet, disa staf dhe studentë nga klubet e tjera universitare morën pjesë duke kontribuar dhe shijuar gjithashtu ditën. Shpresojmë se e njëjta gjë do të jetë edhe për ngjarjet e ardhshme.
Ne dëshirojmë t'i falënderojmë të gjithë ata për dëshirën e tyre për t'u bashkuar dhe kontribuar në këtë aktivitet.