Më 24 Shkurt 2025, EPOKA University organizoi workshop-in “Train the Trainer” në kuadër të përgatitjeve për Tung Ideve 2025, i cili do të zhvillohet më 26-28 Shkurt. I organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative (FEAS), me mbështetjen e Innovators Student Club, ky trajnim është një pjesë thelbësore e workshop-it të krijuar nga Startup Service i Universitit të Potsdam-it dhe i përshtatur për formatin e Tung Ideve. Eventi mbështetet nga Ambasada e Holandës në Shqipëri.
Gjatë trajnimit, facilitatorët morën pjesë në sesione interaktive mbi:
Përmes këtyre sesioneve dinamike, facilitatorët, stafi dhe studentët e EPOKA University janë tashmë të përgatitur për të mentoruar dhe frymëzuar inovatorët e rinj, duke i ndihmuar ata të shndërrojnë idetë kreative në zgjidhje konkrete biznesi. Përgatitja e tyre është çelësi për ta bërë Tung Ideve 2025 një eksperiencë dinamike dhe të suksesshme!
Me padurim presim të shohim idetë inovative që do të dalin nga ky konkurs!