calendar October 7, 2026
lëndë e re me zgjedhje “E drejta e konkurrencës në BE dhe tregu digjital” në programin e Drejtësisë në Universitetin Epoka
EU Competition Law EU law DigitalMarkets Digital Economy
news-image

Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Epoka ka prezantuar një lëndë të re me zgjedhje, “E Drejta e Konkurrencës e BE-së dhe Tregu Dixhital” (EU Competition Law and Digital Market), për studentët e programit të Drejtësisë. Lënda ofrohet në kuadër të Modulit Jean Monnet “E Drejta e Konkurrencës e BE-së në Ekonominë Dixhitale” (EU-COMP-DEC), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Erasmus+. Ajo koordinohet nga Prof. Asoc. Dr. Gentjan Skara.

Platformat dixhitale përcaktojnë sot mënyrën se si ndërveprojnë bizneset dhe konsumatorët, ndërsa disa kompani të mëdha teknologjike veprojnë si “kontrollues të aksesit” (gatekeepers) ndërmjet tyre. Lënda shqyrton se si i përgjigjet e drejta e konkurrencës e BE-së këtij realiteti. Ajo trajton:

  • nenet 101 dhe 102 të TFBE-së
  • marrëdhënien ndërmjet pronësisë intelektuale dhe së drejtës së konkurrencës
  • përcaktimin e tregut dhe fuqinë e tregut në tregjet dixhitale
  • platformat shumëanëshe
  • algoritmet dhe konkurrencën
  • masat korrigjuese
  • Aktin e Tregjeve Dixhitale, përfshirë ndikimin e tij në vendet kandidate si Shqipëria

 

Një tipar dallues i këtij Moduli është se në mësimdhënie kontribuojnë studiues shqiptarë dhe ndërkombëtar. Krahas, pedagogëve nga Universiteti Epoka, Prof. Asoc. Dr. Gentjan Skara dhe Prof. Dr. Güngör Turan, do të kontribojnë në mësimdhenie:

  • Prof. Dr. Jasminka Pecotić Kaufman (Universiteti i Zagrebit)
  • Dr. Christian Bergqvist (Universiteti i Kopenhagës)
  • Dr. Kalpana Tyagi (Universiteti i Mastrihtit)
  • Dr. Andrea Piletta Massaro (Université Catholique de Lyon, Francë)
  • Prof. Alexandr Svetlicinii (Universiteti i Makaos)
  • Prof. Giuseppe Ciccone (UNINETTUNO)

 

Kjo ndërthurje e ekspertizës kombëtare dhe evropiane u ofron studentëve një këndvështrim krahasues mbi mënyrën se si zbatohen rregullat e konkurrencës në BE. Ajo tregon gjithashtu se si Shqipëria mund t’i përafrojë rregullat e veta me acquis-në e BE-së.

 

Lënda zgjat 14 javë dhe zhvillohet në gjuhën angleze. Ajo ndërthur leksionet me metoda interaktive mësimdhënieje, përfshirë vizita studimore në institucionet përkatëse dhe leksione me ekspertë të ftuar.

 

Bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA). As Bashkimi Evropian, as autoriteti financues nuk mund të mbahen përgjegjës për to.

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania